Sunday, January 14, 2007

Diallogu kreativ

Pershendetje nga Albina!
Tani do te doja te tregoja dicka rreth punes tone ne projektin PA.
Qe kur filluam me pune se pari e zgjodhem logon tone e cila thote keshtu “Dielli na ngroh njejte”. Arsimtaret tone, Violeta Petroska dhe Xhelal Alili, ishin ata te cilet na stimuluan qe edhe ne te marrem pjese ne kete projekt.
Ne fillim e kishim me te veshtire dhe nuk e dinim perse ne te vertete shkonim ne kete projekt, por me vone e morrem me seriozisht te gjithe ate qe po bejme dhe tani vertet e vleresojme kete qe kemi arritur permes punes ne projekt.
Nga logoja mund te kuptohet cili eshte qellimi i projektit. Nga fjalet “Dielli na ngroh njejte” kuptojme se te gjithe jemi te njejte pa dallim feje dhe kombesie.
Poashtu ne nxenesit e projektit jemi te angazhuar qe tu mbajme mesim me te vegjelve, d.m.th. nxenesve te klasave te katerta, i mesojme ato se si te punojne ne kompjutera dhe kuptohet qellimi jone eshte ta zgjerojme horizontin e tyre. Me kete detyre na shkon shume mire dhe ndjehemi krenare qe edhe ne mund te bejme dicka, d.m.th. tu ndihmojme shokeve dhe shoqeve tona me te vogla pa u kursyer, sepse sic e ceka edhe me heret qellimi i projektit eshte te mos kete dallim ne mes njerezve, dhe ne mundohemi qe te japim maksimumin nga vetja per ta arritur rezultatin e deshiruar.
Duke punuar ne pika te ndryshme se bashku me arsimtaren tone Violeta Petroska dhe arsimtarin tone Xhelal Alili, kemi arritur te kuptojme se krahas ndryshimeve fizike dhe psiqike njerezit jane te njejte, por megjithate ka dicka ne cka dallohen, e ajo eshte kultura. Secili komb i ka traditat e veta, gjuhen e vet, literaturen e vet, alfabetin etj., por prapseprap keto nuk perbejne asnje pengese per ne qe te shoqerohemi dhe te kembejme ide.
Me projektin kemi qene edhe neper seminare dhe atje kemi degjuar per veshtiresite qe hasin nxenesit per shkak te pjesemarrjes ne projekte te tille. Shumica prej tyre treguan se nuk kane perkrahje nga arsimtaret e tyre per detyren qe duan ta realizojne, poashtu u ankuan se nuk kane paisje te mjaftueshme per pune dhe se iu mungon hapsira, disa te tjere treguan se nuk kane perkrahje nga prinderit, por sidoqofte ato kane deshire qe edhe me tej te vazhdojne t’i ndihmojne njeri-tjetrit.
Mund te them se ne kemi me te vertete fat qe prinderit dhe arsimtaret tone na perkrahin ne kete mision, dhe gjithashtu na i kane plotesuar te gjitha kushtet e nevojshme per pune.
Mendoj se me fjale nuk mund te tregohet gjithcka, por megjithate u mundova ta pershkruaj punen dhe te arriturat tona.

Albina, Tetove

No comments: